Një gjë që është bërë e qartë në vitin 2022 është që jemi sërish gati të përdorim make-up. Por ajo që ka ndryshuar në krahasim me trendet e viteve të mëparshme, është një rikthim në natyralitet dhe një theksim i tipareve tuaja më të mira me anë të ngjyrave, shkëlqimit dhe xixave.

Këto janë disa nga trendet më të fundit në make-up.

Vetulla natyrale me xhel

Të gjithe e kujtojmë periudhën e vetullave super të holla të viteve ‘90, dhe besoj të gjithë jemi dakort që nuk duhet të rikthehet më. Por edhe vetullat e bëra tatuazh të viteve 2000 nuk ishin më mirë.

Për fatin tonë të mire edhe yjet e televizionit kanë rënë dakort që ti lëm pas këto praktika demode dhe po shfaqin një trend të ri dhe të bukur ne lidhje me vetullat: vetulla të trasha, të kuruara e te lyera me xhel.

Duke përdorur një xhel të tejdukshëm për vetullat, ju mund ti petëzoni ato me fytyrën dhe të krijoni një pamje të laminuar që ju bën të dukeni shumë në formë si gjatë ditës, po ashtu dhe në mbrëmje.

‘Blush’ si nxirje nga dielli

Pavarësisht se jemi në vjeshtë, na pëlqen ende të ndihemi sikur jemi të nxirë nga dielli dhe të ruajmë një pamje verore. Një mënyrë si mund ta arrijmë këtë gjë është nëpërmjet një ‘blush’-i me ngjyrë pjeshke të errët, kafe ose edhe rozë – në bazë të ngjyrës natyrale të lëkurës tuaj. Mund të bëni konturimin e hundës dhe mollëzave që ti theksoni edhe më shumë tiparet tuaja të fytyrës.

Shkëlqyes për buzët

Vitet e fundit kemi përdorur më shpesh ngjyra të theksuara mat për buzët, ose buzëkuq neutral. Këtë vit, një nga trendet që po shohim të fitojë popullaritet është edhe shkëlqyesi i buzëve që bën buzët të duken më të plota.

‘Glitter’ ose xixa kudo

Gigi Hadid ka risjellë një trend të fillimit të viteve 2000: xixat ne trup, ose siç i njohim me emrin ‘Glitter’. Ky trend për make-up është më tepër i përshtatshëm për mbrëmje, sidomos për ndonjë event në baret më të mira të qytetit. Mund ti përdorni xixat në supe për të nxjerrë më në dukje një veshje dekolte.

Ton për sytë me shumë ngjyra

Seriali ‘Euphoria’ nuk bëri bujë vetëm për skenarin dhe aktrimin e jashtëzakonshëm por edhe për grimin e veçantë që krijoi trende të reja në make-up. Një prej tyre është edhe toni i syve me ngjyra të ndryshme e të ndezura, me të gjitha ngjyrat e ylberit. Mund të kombinoni tonin e syve me veshjen tuaj e të provoni nuanca rozë, jeshile e bojëqielli.

Vlen për tu thekësuar që ky trend ka vlerë jo vetëm për mbrëmje dhe festa por edhe për ditët e javës ose shkollë.

Këto janë disa prej trendeve tona të preferuara për make-up për këtë vit. Për më shumë informacione rreth produkteve tona kozmetike për femra, vizitoni faqen tonë online në Crisp Cosmetics, ku do të gjeni shampo, produkte për lëkurën, make-up për buzët dhe sytë e shumë të tjera.