Me rënien e temperaturave rritet interesi për modelet e flokëve, sidomos kur vapa nuk është më faktor ndikues e ju mund ti modeloni flokët tuaja si të doni. Por çfarë modeli është më mirë, i gjatë apo i shkurtër?

Modelet e flokëve të shkurtra janë më të vështira për t’u stiluar, ndërsa modelet me më shumë gjatësi kërkojnë më tepër mirëmbajtje dhe kujdes. Megjithatë, pavarësisht çfarë modeli zgjidhni, një prerje e re ju bën të dukeni të rregulluar dhe të sofistikuar.

Këto janë disa nga modelet tona të preferuara të flokëve për meshkuj këtë dimër.

Prerje me baluke

Baluket njihen gjithashtu si skaji mashkullor. Modeli i flokëve me baluke jep shumë veçanti dhe personalitet, por është pak më i vështirë për tu mirëmbajtur. Ky model ka qënë shumë në modë ne vitet 2014-2015 dhe po rikthehet këtë dimër. Ky model mund të arrihet duke shkurtuar pjesët anësore dhe duke zgjatur pjesën para. Ky stil është më i përshtatshmi për meshkujt me fytyrë më të rrumbullakët, por funksionon me të gjitha format e fytyrës.

Baluket janë të përshtatshme për djemtë me fytyrë të gjatë ose ballë të lartë, pasi e bëjnë fytyrën të duket më në proporcion.

Flokë të ‘fshira’ sipër

Modeli i flokëve të ‘fshira’ sipër dhe pas është një model i sofistikuar që kërkon pak gjatësi në pjesën sipër kokës dhe prerje të shkurtër nga anash. Ky model kërkon gjithashtu krehje të shpeshta dhe përdorim të vazhdueshëm të kremit të flokëve. Përpiquni të evitoni përdorimin e xhelit. Është më mirë të lyeni një krëhër me dhëmbëza të imëta me krem, e ta përdorni për të stiluar flokët me këtë model.

Modeli me onde të çrregullta

Ky model është shumë i përshtatshëm për këdo që ka flokë natyrale me onde. Mënyra për ta kthyer këtë model në një stil të veçantë është duke i zgjatur pak flokët e duke përdorur maskat e duhura pas dushit që e bejnë flokun të ruajë formën e tij natyrale si dhe shkelqimin e tij. Duhet gjithashtu të gjeni shampon dhe kremin e duhur, të cilët ulin elektrizimin dhe e bëjnë flokun të qëndrojë në vend më gjatë. Kini parasysh që ondet e çrregullta janë më pak të vështira për t’u mbajtur me anët e rruara.

Modeli me flokë të gjatë

Një nga modelet më të kërkuara të momentin vazhdon të jetë modeli me flokë të gjatë të cilin mund ta stilosh me kapje të ndryshme. Ky model duket që do të vazhdojë të jetë i kërkuar edhe këtë dimër. Me e mira e këtij modeli është fakti që funksionon mjaft mirë si me flokë të drejtë, po ashtu dhe me flokë me onde ose shumë kaçurela. Vështirësia e këtij modeli është mirëmbajtja. Që të mund të mbani flokë të gjatë e të kuruar duhet gjithashtu ti trajtoni me shampo, balsam, maskë për flokët dhe krem.

Modeli ‘Ombré’

Së fundmi, modeli ‘Ombré’ vazhdon të jetë ndër të preferuarit këtë dimër për këdo që pëlqen flokët e shkurtër në vend të flokëve të gjatë. Për këtë model duhet thjesht të vizitoni berberin tuaj çdo javë.