Kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël, ne duam gjithëmonë të gjejmë produktet më të mira, sidomos kur bëhet fjalë për shampot dhe lëkurën. Disa bebe kanë lëkurë veçanërisht të ndjeshme që mund të jetë e prirur ndaj ekzemave dhe skuqjeve. Për të mbrojtur lëkurën e tyre delikate nga acarimi, këtu janë disa përbërës që duhet të shmangni kur zgjidhni një shampo për fëmijë:
- Parabenët. Parabenët janë kimikate të forta dhe të ashpra. Ato hasen shumë shpesh në produktet kozmetike dhe të higjenës personale për të rritur, por janë të dëmshme për fëmijët e vegjël. Lexoni me kujdes përbërësit e shampove për fëmijë para se ta blini produktin dhe merrni vetëm shampo me përbërës natyral.
- Formaldehid. Njëlloj si parabenët, keto elemente përdoren në laboratorët shkencorë dhe nuk janë të këshillueshëm për fëmijët.
- Aromat artificiale mund të irritojë lëkurën dhe ndonjëherë përfshijnë shumë përbërës të tjerë potencialisht të dëmshëm.
- Ngjyrat gjithashtu mund të shkaktojnë alergji në bebe të vegjël dhe mund të irritojnë lëkurën dhe sytë.
- Alkool. Alkooli i cili shpesh emërtohet dhe etanol ose alkool izopropil, than lëkurën dhe nuk duhet të jetë prezent në shampot për bebe.
Përveç ingredientëve që duhet të keni kujdes, është gjithashtu e këshillueshme që shampon ta mbani larg syve të foshnjës tuaj sa herë që është e mundur, pasi sytë janë veçanërisht të ndjeshëm.
Para se të blini shampon për bebin tuaj, përpiquni te gjeni një lloj shampo pa lot sepse është e pashmangshme që fëmija juaj të mos lëvizi kur lahet dhe ti shkojnë pak pika ose spërkatje uji me shampo në sy. Ndaj shikoni për një shampo me përbërës me bazë bimore ose natyrale të tilla si vajrat e frutave dhe farave pa aroma. Megjithatë përpara çdo përdorimi duhet të kryeni një test alergjie sepse çdo fëmijë është unik dhe një shampo që është e mirë për njërin mund mos të jetë për një fëmijë tjetër.
Sugjerimet tona për shampot më të mira për bebin tuaj janë si më poshtë:
Deep Fresh Baby Foaming Shampoo 300ml – Një shampo për trupin për bebin tuaj, e cila shkumon shumë. Kjo është një shampo me probiotik dhe e butë për lëkurën. Kjo shampo është mjaft e përshtatshme për dushet e përditshme, por gjithashtu për larjet e shpeshta gjatë ndërrimit të bebelinove.
Deep Fresh Baby Shampoo 500ml – Një shampo që bën shkumë të lehtë dhe të butë për bebin tuaj. DeepFresh Baby Shampoo është përgatitur posacërisht për bebe me përmbajtje mjalti me formulë kundër djegies së syve.
Deep Fresh Natural Baby Shampoo 300ml – Një shampo shumë delikate për lëkurën e bebit tuaj. Kjo shampo është përgatitur për të porsalindur dhe përmban probiotik .
Vizitoni faqen tonë të dedikuar për produkte higjenike për bebe dhe gjeni më shumë shampo, letra të lagura e produkte të tjera që do ju ndihmojnë të kujdeseni sa më mirë për vogëlushët tuaj. Mund të bëni porosinë për çdo produkt online pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia dhe të shijoni rehatinë e që ofron shërbimi jonë i dërgesave në Crisp Cosmetics.