Crisp Cosmetic

Modelet e preferuara të flokëvë për meshkuj këtë dimër
Me rënien e temperaturave rritet interesi për modelet e flokëve, sidomos kur vapa nuk është më faktor ndikues e ju mund ti modeloni flokët tuaja si të doni. Por çfarë modeli është më mirë, i gjatë apo i shkurtër?

Modelet e flokëve të shkurtra janë më të vështira për t’u stiluar, ndërsa modelet me më shumë gjatësi kërkojnë më tepër mirëmbajtje dhe kujdes. Megjithatë, pavarësisht çfarë modeli zgjidhni, një prerje e re ju bën të dukeni të rregulluar dhe të sofistikuar.

Këto janë disa nga modelet tona të preferuara të flokëve për meshkuj këtë dimër.

Prerje me baluke

Baluket njihen gjithashtu si skaji mashkullor. Modeli i flokëve me baluke jep shumë veçanti dhe personalitet, por është pak më i vështirë për tu mirëmbajtur. Ky model ka qënë shumë në modë ne vitet 2014-2015 dhe po rikthehet këtë dimër. Ky model mund të arrihet duke shkurtuar pjesët anësore dhe duke zgjatur pjesën para. Ky stil është më i përshtatshmi për meshkujt me fytyrë më të rrumbullakët, por funksionon me të gjitha format e fytyrës.

Baluket janë të përshtatshme për djemtë me fytyrë të gjatë ose ballë të lartë, pasi e bëjnë fytyrën të duket më në proporcion.

Flokë të ‘fshira’ sipër

Modeli i flokëve të ‘fshira’ sipër dhe pas është një model i sofistikuar që kërkon pak gjatësi në pjesën sipër kokës dhe prerje të shkurtër nga anash. Ky model kërkon gjithashtu krehje të shpeshta dhe përdorim të vazhdueshëm të kremit të flokëve. Përpiquni të evitoni përdorimin e xhelit. Është më mirë të lyeni një krëhër me dhëmbëza të imëta me krem, e ta përdorni për të stiluar flokët me këtë model.

Modeli me onde të çrregullta

Ky model është shumë i përshtatshëm për këdo që ka flokë natyrale me onde. Mënyra për ta kthyer këtë model në një stil të veçantë është duke i zgjatur pak flokët e duke përdorur maskat e duhura pas dushit që e bejnë flokun të ruajë formën e tij natyrale si dhe shkelqimin e tij. Duhet gjithashtu të gjeni shampon dhe kremin e duhur, të cilët ulin elektrizimin dhe e bëjnë flokun të qëndrojë në vend më gjatë. Kini parasysh që ondet e çrregullta janë më pak të vështira për t’u mbajtur me anët e rruara.

Modeli me flokë të gjatë

Një nga modelet më të kërkuara të momentin vazhdon të jetë modeli me flokë të gjatë të cilin mund ta stilosh me kapje të ndryshme. Ky model duket që do të vazhdojë të jetë i kërkuar edhe këtë dimër. Me e mira e këtij modeli është fakti që funksionon mjaft mirë si me flokë të drejtë, po ashtu dhe me flokë me onde ose shumë kaçurela. Vështirësia e këtij modeli është mirëmbajtja. Që të mund të mbani flokë të gjatë e të kuruar duhet gjithashtu ti trajtoni me shampo, balsam, maskë për flokët dhe krem.

Modeli ‘Ombré’

Së fundmi, modeli ‘Ombré’ vazhdon të jetë ndër të preferuarit këtë dimër për këdo që pëlqen flokët e shkurtër në vend të flokëve të gjatë. Për këtë model duhet thjesht të vizitoni berberin tuaj çdo javë.

The post Modelet e preferuara të flokëvë për meshkuj këtë dimër appeared first on Crisp Cosmetic.

Trendet më të fundit në make-up
Një gjë që është bërë e qartë në vitin 2022 është që jemi sërish gati të përdorim make-up. Por ajo që ka ndryshuar në krahasim me trendet e viteve të mëparshme, është një rikthim në natyralitet dhe një theksim i tipareve tuaja më të mira me anë të ngjyrave, shkëlqimit dhe xixave.

Këto janë disa nga trendet më të fundit në make-up.

Vetulla natyrale me xhel

Të gjithe e kujtojmë periudhën e vetullave super të holla të viteve ‘90, dhe besoj të gjithë jemi dakort që nuk duhet të rikthehet më. Por edhe vetullat e bëra tatuazh të viteve 2000 nuk ishin më mirë.

Për fatin tonë të mire edhe yjet e televizionit kanë rënë dakort që ti lëm pas këto praktika demode dhe po shfaqin një trend të ri dhe të bukur ne lidhje me vetullat: vetulla të trasha, të kuruara e te lyera me xhel.

Duke përdorur një xhel të tejdukshëm për vetullat, ju mund ti petëzoni ato me fytyrën dhe të krijoni një pamje të laminuar që ju bën të dukeni shumë në formë si gjatë ditës, po ashtu dhe në mbrëmje.

‘Blush’ si nxirje nga dielli

Pavarësisht se jemi në vjeshtë, na pëlqen ende të ndihemi sikur jemi të nxirë nga dielli dhe të ruajmë një pamje verore. Një mënyrë si mund ta arrijmë këtë gjë është nëpërmjet një ‘blush’-i me ngjyrë pjeshke të errët, kafe ose edhe rozë – në bazë të ngjyrës natyrale të lëkurës tuaj. Mund të bëni konturimin e hundës dhe mollëzave që ti theksoni edhe më shumë tiparet tuaja të fytyrës.

Shkëlqyes për buzët

Vitet e fundit kemi përdorur më shpesh ngjyra të theksuara mat për buzët, ose buzëkuq neutral. Këtë vit, një nga trendet që po shohim të fitojë popullaritet është edhe shkëlqyesi i buzëve që bën buzët të duken më të plota.

‘Glitter’ ose xixa kudo

Gigi Hadid ka risjellë një trend të fillimit të viteve 2000: xixat ne trup, ose siç i njohim me emrin ‘Glitter’. Ky trend për make-up është më tepër i përshtatshëm për mbrëmje, sidomos për ndonjë event në baret më të mira të qytetit. Mund ti përdorni xixat në supe për të nxjerrë më në dukje një veshje dekolte.

Ton për sytë me shumë ngjyra

Seriali ‘Euphoria’ nuk bëri bujë vetëm për skenarin dhe aktrimin e jashtëzakonshëm por edhe për grimin e veçantë që krijoi trende të reja në make-up. Një prej tyre është edhe toni i syve me ngjyra të ndryshme e të ndezura, me të gjitha ngjyrat e ylberit. Mund të kombinoni tonin e syve me veshjen tuaj e të provoni nuanca rozë, jeshile e bojëqielli.

Vlen për tu thekësuar që ky trend ka vlerë jo vetëm për mbrëmje dhe festa por edhe për ditët e javës ose shkollë.

Këto janë disa prej trendeve tona të preferuara për make-up për këtë vit. Për më shumë informacione rreth produkteve tona kozmetike për femra, vizitoni faqen tonë online në Crisp Cosmetics, ku do të gjeni shampo, produkte për lëkurën, make-up për buzët dhe sytë e shumë të tjera.

The post Trendet më të fundit në make-up appeared first on Crisp Cosmetic.

Shampot më të shëndetshme për bebin tuaj
Kur bëhet fjalë për fëmijët e vegjël, ne duam gjithëmonë të gjejmë produktet më të mira, sidomos kur bëhet fjalë për shampot dhe lëkurën. Disa bebe kanë lëkurë veçanërisht të ndjeshme që mund të jetë e prirur ndaj ekzemave dhe skuqjeve. Për të mbrojtur lëkurën e tyre delikate nga acarimi, këtu janë disa përbërës që duhet të shmangni kur zgjidhni një shampo për fëmijë:

Parabenët. Parabenët janë kimikate të forta dhe të ashpra. Ato hasen shumë shpesh në produktet kozmetike dhe të higjenës personale për të rritur, por janë të dëmshme për fëmijët e vegjël. Lexoni me kujdes përbërësit e shampove për fëmijë para se ta blini produktin dhe merrni vetëm shampo me përbërës natyral.

Formaldehid. Njëlloj si parabenët, keto elemente përdoren në laboratorët shkencorë dhe nuk janë të këshillueshëm për fëmijët.

Aromat artificiale mund të irritojë lëkurën dhe ndonjëherë përfshijnë shumë përbërës të tjerë potencialisht të dëmshëm.

Ngjyrat gjithashtu mund të shkaktojnë alergji në bebe të vegjël dhe mund të irritojnë lëkurën dhe sytë.

Alkool. Alkooli i cili shpesh emërtohet dhe etanol ose alkool izopropil, than lëkurën dhe nuk duhet të jetë prezent në shampot për bebe.

Përveç ingredientëve që duhet të keni kujdes, është gjithashtu e këshillueshme që shampon ta mbani larg syve të foshnjës tuaj sa herë që është e mundur, pasi sytë janë veçanërisht të ndjeshëm.

Para se të blini shampon për bebin tuaj, përpiquni te gjeni një lloj shampo pa lot sepse është e pashmangshme që fëmija juaj të mos lëvizi kur lahet dhe ti shkojnë pak pika ose spërkatje uji me shampo në sy. Ndaj shikoni për një shampo me përbërës me bazë bimore ose natyrale të tilla si vajrat e frutave dhe farave pa aroma. Megjithatë përpara çdo përdorimi duhet të kryeni një test alergjie sepse çdo fëmijë është unik dhe një shampo që është e mirë për njërin mund mos të jetë për një fëmijë tjetër.

Sugjerimet tona për shampot më të mira për bebin tuaj janë si më poshtë:

Deep Fresh Baby Foaming Shampoo 300ml – Një shampo për trupin për bebin tuaj, e cila shkumon shumë. Kjo është një shampo me probiotik dhe e butë për lëkurën. Kjo shampo është mjaft e përshtatshme për dushet e përditshme, por gjithashtu për larjet e shpeshta gjatë ndërrimit të bebelinove.

Deep Fresh Baby Shampoo 500ml – Një shampo që bën shkumë të lehtë dhe të butë për bebin tuaj. DeepFresh Baby Shampoo është përgatitur posacërisht për bebe me përmbajtje mjalti me formulë kundër djegies së syve.

Deep Fresh Natural Baby Shampoo 300ml – Një shampo shumë delikate për lëkurën e bebit tuaj. Kjo shampo është përgatitur për të porsalindur dhe përmban probiotik .

Vizitoni faqen tonë të dedikuar për produkte higjenike për bebe dhe gjeni më shumë shampo, letra të lagura e produkte të tjera që do ju ndihmojnë të kujdeseni sa më mirë për vogëlushët tuaj. Mund të bëni porosinë për çdo produkt online pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia dhe të shijoni rehatinë e që ofron shërbimi jonë i dërgesave në Crisp Cosmetics.

The post Shampot më të shëndetshme për bebin tuaj appeared first on Crisp Cosmetic.